Bushati: Maqedonia? Rrugë e gabuar, kurs i gabuar NULL NULL 02.03.2017 16:49 02.03.2017 16:49 “Rrugë e gabuar, kurs i gabuar”. Me këto fjalë e ka komentuar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare. “Shqiptarët e Maqedonisë janë popullësi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati, shkruan Top Channel. Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni. “Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë principale sa i takon gjithë ecurisë së shtetndërtimit demokratik të Maqedonisë, që nga njohja si shtet i pavarur dhe deri tek mbajtja hapur e çdo kanali komunikimi me faktorin politik, sidomos me faktorin politik shqiptar për të nxitur një kohezion më të madh, që në të vërtetë ka si rezultat një Maqedoni multietnike që orientohet drejt vlerave euro-atlantike”, ka përfunduar Nishani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 13 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 47 minuta më parë