Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bushati: Hetim i thellë për situatën në Maqedoni

NULL NULL
14.05.2015 16:26

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Antalia të Turqisë, ku zhvilloi një sërë takimesh të frytshme dypalëshe me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier, atë belg, Didier Reynders, ministrin holandez, Bert Koenders si dhe atë të Luksemburgut Jean Asselborn.

Një vend të veçantë në diskutime zunë zhvillimet e fundit negative në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në sigurinë rajonale.

Ministri Bushati shprehu shqetësimin e Shqipërisë për situatën atje, dhe ceki nevojën urgjente për kryerjen e një hetimi të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vetë stabilitetit të Maqedonisë e gjithë rajonit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.