Burri që pretendon se është djali i paligjshëm i Mbretit Charles kërkon “të vërtetën” NULL NULL 20.09.2022 08:45 20.09.2022 08:45 Një burrë australian, i cili pretendon se është djali i paligjshëm i Mbretit Charles III dhe Consort Camilla Parker-Bowles, thotë se ai ende kërkon përgjigje pavarësisht nëse babai i tij i supozuar është mbreti. Simon Charles Dorante-Day lindi në prill të vitit 1966 dhe u adoptua nga një familje që kishte lidhje me Pallatin Buckingham. Besimet e tij të forta e shtynë atë të shkonte në Gjykatën e Lartë Australiane pas tri përpjekjeve të dështuara ligjore për ta provuar atë. Ai beson se është ngjizur kur çifti mbretëror ishte 17 dhe 18 vjeç. Në një intervistë të fundit me 7NEWS, Simon tha se nuk është i frikësuar nga statusi i ri i Charles, duke shtuar: “Siç thashë, mali nuk ndryshon, është ende një mal. Unë do të ngjitem, kështu që – duhet të ngjitem për ta kapërcyer, kështu është”. Gruaja e Simonit shtoi se ata e vlerësojnë mundësinë për t’i bërë të ditur se nuk janë dorëzuar. “Ne nuk jemi dorëzuar dhe do t’i drejtohemi atij me ligjin L.A.W dhe L.O.R.E.”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025