Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burri nga Virxhinia i jep vëllait të tij gjysmën e xhekpotit të lotarisë prej 230,000 dollarësh

NULL NULL
29.12.2023 20:01
Tim Cornwell

Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së, i cili fitoi çmimin prej 230,001 dollarësh nga një shorte, tha se tashmë e di se çfarë do të bëjë me gjysmën e parave: t’ia japë vëllait të tij.

Numrat e Tim Conwell,një kombinim i ditëlindjeve dhe datave të tjera të rëndësishme familjare, përputheshin me ato në shortin e 18 dhjetorit: 3-8-10-12-26.

Bileta i dha Conwellit çmimin prej 230,001 dollarësh.

“Mezi prisja që vëllai im të zgjohej që t’i tregoja”, tha fituesi.

Conwell tha se ai dhe vëllai i tij, Steve Conwell, kanë një marrëveshje të vazhdueshme për lojërat e lotarisë.

“Ne gjithmonë themi se nëse njëri prej nesh fiton, do ta ndajmë çmimin”, u tha Conwell zyrtarëve të lotarisë.

lajme të ngjashme