Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burri nga Uashingtoni ndalon rrugës për të blerë çaj të ftohtë, fiton lotari

NULL NULL
08.11.2023 14:41
lotaria bileta tiketa

Një burrë nga Uashingtoni ndaloi për një çaj të ftohtë dhe fitoi një çmim lotarie prej 500 mijë dollarësh në të njëjtin dyqan ku fitoi më parë 10 mijë dhe 1 mijë dollarë.

Fituesi, i identifikuar vetëm si D.B., u tha zyrtarëve të Lotarisë së Uashingtonit se sapo e kishte lënë djalin e tij në shkollë dhe vendosi të ndalonte rrugës në Dyqanin e Ushqimit Evergreen për një çaj të ftohtë.

Teksa ishte në dyqan, D.B. vendosi të blinte tre bileta lotarie me gërvishtje.

Ai i gërvishti biletat në shtëpi, duke zbuluar se dy të parat nuk ishin fituese. Bileta e tretë doli të ishte fituese prej 500 mijë dollarësh.

Ai deklaroi se gjëja e parë që bëri ishte të telefononte nënën e tij për t’i thënë se do të shlyente borxhin e saj mjekësor dhe ajo më në fund mund të pensionohej.

D.B. fitoi më parë 10 mijë dollarë nga një biletë gërvishtëse që bleu nga i njëjti dyqan rreth tre vjet më parë, dhe një mijë dollarë nga një biletë që bleu në dyqan rreth gjashtë vjet më parë.

lajme të ngjashme