Burri në Obiliq ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj fëmijëve të tij, po kërkohet nga policia NULL NULL 11.07.2025 09:32 11.07.2025 09:32 Një burrë dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj fëmijëve të tij. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq, derisa i dyshuari është arratisur dhe është në kërkim, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.