Burgim i përjetshëm për djalin që vrau babanë në Durrës NULL NULL 23.10.2025 11:41 23.10.2025 11:41 Foto nga Euronews Albania Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Metës, në një ngjarje që ndodhi më 10 shkurt 2024 në Shënavlash të Durrësit. Sipas hetimeve, Hysen Meta qëlloi me armë zjarri për vdekje babanë e tij pas një konflikti familjar dhe më pas, me ndihmën e të afërmve, fshehu kufomën në një stallë pranë banesës, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Në të njëjtën çështje, Gjykata ka dënuar edhe Hygerta Metën me tetë vjet burg, e shpallur e pafajshme për vrasje, por fajtore për ndihmë pas krimit, Amarildo Metën me pesë vjet burg si dhe Blerina Metën, nënën e tyre, me tre vjet burg. Mbrojtja kërkoi lehtësim të dënimeve dhe ndryshim të kualifikimit ligjor, por gjykata i rrëzoi këto kërkesa, duke konfirmuar vrasjen si “vrasje të qëllimshme për shkak të marrëdhënieve familjare”.