Bunjaku publikon listën e përfaqësueses (VIDEO) NULL NULL 29.05.2016 20:23 29.05.2016 20:23 Ndeshja e parë miqësore pas pranimit të Kosovës në Fifa e Uefa, mblodhi drejtuesit e Federatës së Futbollit kosovar. Ata, bashkë me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ftuan mediat për të treguar listën e lojtarëve që do të luajnë kundër ishujve Faroe, njofton Klan Kosova. Miqësorja në mes Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet më 3 qershor në Frankfurt të Gjermanisë. Ja lista e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Ishujt Faroe: Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri. Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Lead Paqarada. Mesfushorë-sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days