Bunjaku: Arroganca e VV-së – shkak për mosbashkëpunimin me të (VIDEO) NULL NULL 06.12.2024 18:34 06.12.2024 18:34 Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, flet në "DPT te Fidani". Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, thotë se arroganca e Vetëvendosjes, është shkaku që opozita nuk po bashkëpunon me të. “Ne filluam seancën, dhe mandej arroganca e tyre po të bën ta lirosh, të mos bashkëpunosh, sepse qytetarët ia kanë dhënë mundësinë që ai me qenë mbi 51 për qind në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh ajo. Bunjaku tutje deklaroi se asnjëherë një propozim të opozitës partia në pushtet nuk e ka marrë për bazë dhe asnjëherë nuk ka bashkëpunuar, siç thotë ajo së paku për një amendament të vetëm. “Kohën ku ka ndodhur ne si pozitë në legjislaturat e kaluara, e kemi sjellë një ligj për shkak të afateve, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar shumë ashpër, dhe asnjëherë nuk ka ardhur të marrë pjesë në seancë”, shtoi deputetja e LDK-së, në “DPT te Fidani”, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.