Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bulliqi mirëpret hetimet nga Prokuroria për Mulliqin: Le të zbardhet e vërteta

NULL NULL
05.08.2022 11:41
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mirëpritur hetimet e Prokurorisë Themelore lidhur me shkarkimin e ish-drejtori të Inspeksionit, Besnik Mulliq.

Bulliqi thotë se i është gëzuar hetimeve me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me ndërimet pa leje rreth Liqenit të Batllavës, njofton Klankosova.tv.

“Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje”.

“Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë” ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Prokuroria heton Bulliqin për Mulliqin (VIDEO)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.