Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bulliqi kërkon dënim meritor për personin që sulmoi fizikisht punëtorët shëndetësor në QMF

NULL NULL
13.04.2024 15:42

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka dënuar sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy punëtorëve shëndetësorë mbrëmë në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Bulliqi tha se sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, veçanërisht në vendin e punës.

“Ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor”.

“I bëj thirrje organeve të rendit ta trajtojnë shpejt dhe me prioritet këtë rast dhe keqbërësi ta marrë dënimin meritor për kanosje fizike ndaj zyrtarëve publik”, shkroi Bulliqi, transmeton Klankosova.tv.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me ngjarjen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.