Bullgaria dëbon 10 diplomatë rusë, u jep 72 orë kohë të largohen NULL NULL 18.03.2022 15:51 18.03.2022 15:51 Bullgaria ka shpallur “persona non grata” 10 diplomatë rusë dhe u ka dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen nga vendi ballkanik. Aktivitetet e tyre konsideroheshin të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik. Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, me dy të dëbuar më 2 mars mes akuzave se ata ishin të përfshirë në spiunazh. Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ajo ka dënuar pushtimin e Ukrainës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme tha se kryeministri Kiril Petkov ishte konsultuar për dëbimet dhe ambasadori rus në Sofje ishte informuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 10 minuta më parë
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 42 minuta më parë