Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bujqit në krizë për shkak të çmimeve të naftës, disa rrezikojnë të heqin dorë nga puna e tyre (VIDEO)

NULL NULL
06.04.2026 20:52

Bujqit në Kosovë po përballen me një krizë serioze për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe derivateve të tjera, duke rrezikuar të mos përfundojnë punën e tyre dhe të humbin prodhimin e këtij viti.

Enver Kastrati nga Medveci i Prizrenit tregon se me këtë çmim të derivateve nuk ka leverdi të përfundojë mbjelljen e misrit, një kulturë që e kultivon prej disa dekadash, transmeton Klankosova.tv.

Problemet nuk i ka vetëm ai, të gjithë banorët e Medvecit dhe fshatrave përreth, që merren kryesisht me bujqësi, janë prekur nga kjo situatë.

Pa ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, disa fermerë thonë se po shqyrtojnë ndryshimin e biznesit dhe braktisjen e bujqësisë si aktivitet ekonomik.

Bujqit pa krah, lënë punët në gjysmë – 06.04.2026 – Klan Kosova

 

lajme të ngjashme