Buffon i gatshëm për Belgjikën NULL NULL 12.11.2015 22:57 12.11.2015 22:57 Gardiani italian ka thënë se Belgjika është skuadër e fortë, por as Italia nuk është për t'u nënvlerësuar. Gardiani i Juventusit u tregua edhe një herë tjetër vendimtar duke e ndihmuar shumë Italinë në rrugën drejt Francës. Gianluigi Buffon pret që Belgjika të jetë test i mirë për skuadrën para garave të Euro 2016. “Belgjika është skuadër që duhet respektuar”. “Janë një grup talentesh dhe pothuaj të gjithë kanë luajtur bashkë për shumë vite”. “Ata kanë treguar se kanë potencial për të fituar Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018”. “Por edhe ne kemi një skuadër të mirë dhe të përkushtuar drejt sukseseve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.