Buffon flet pas lënies jashtë listës për Topin e Artë NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Portieri legjendar i Juventusi, Gianluigi Buffon ka qenë i “tronditur” nga përkrahja e madhe që i është bërë pas lajmit se ai nuk është i përfshirë në listën prej 59 kandidatëve potencial për të fituat çmimin e Topit të Artë. 37 vjeçari ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se kjo listë do të publikohej sot. Kështu që ishte njoftuar nga mesazhet e shumta që kishte pranuar, duke iu dhënë përkrahje dhe duke thënë që ai duhej të ishte pjesë e kësaj liste. “Edhe ky mëngjes ishte si çdo tjetër. E pash telefonin tim përplot mesazhe mbështetëse se pse nuk ishte emri im në listën e të nominuarve” ka shkruar Buffon në profilin e tij në Facebook. Në këtë listë janë të përfshirë vetëm dy italian, mbrojtësi Giorgio Chiellini dhe Andrea Pirlo, transmeton Klan Kosova.