Buffon – Casillas, takimi i të paprekshmëve NULL NULL 05.05.2015 11:07 05.05.2015 11:07 Dy portierët legjendarë i takon mes vete rruga për në Berlin. Ai pret vetëm njërin. Dy prej portierëve më të mirë në histori të futbollit, miqtë e vjetër, Buffon dhe Casillas takohen përsëri, në rrugën drejt Berlinit. Buffon 37 vjeçar e Casillas 34 janë dy të madhërishmit në portat respektive, paçka se vitet kanë kaluar e mosha e ka bërë të veten. Pyetja, debati i fillimshekullit ka mbetur pothuaj i njejtë: cili prej tyre është gardiani numër një në botë? Të pamposhtmit e dikurshëm, Casillas bile i cilësuar edhe si “i shenjti”, kanë humbur pak nga shkëlqimi, me të tillë që edhe i dyshojnë. Rivaliteti i madh në fushë nuk ka kaluar edhe jashtë, pasi të dy kanë ruajtur miqësinë dhe respektin e madh për njëri tjetrin. Për më shumë, Casillas që vlerësohet gardiani më i mirë i të gjitha kohërave flet me admirim për italianin. “Për mua dhe ata pas meje, Buffon ishte caku që duhej arrirë.” –tha Casillas. As Buffon nuk i kursen lëvdatat për mikun e tij. “Për mendimin tim, ai është edhe më i mirë se ç’ka qenë.” –shtoi Gigi Buffon.