Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bucks humbin në vazhdime ndaj Celtics (VIDEO)

NULL NULL
13.11.2021 09:06

Boston Celtics e ka mposhtur kampionin aktual Milwaukee Bucks pas vazhdimeve.

Në ndeshjen e zhvilluar në “TD Garden”, Celtics triumfuan me rezultat 122- 113.

Loja që nga fillimi ishte e barabartë me çerekun e parë që përfundoi në barazim 30-30, në të dytin Bucks e fituan me 25-21.

Në çerekun e tretë, Celtics kthehen në lojë, ku e fitojnë me 11 pikë epërsi, 37-26, në çerekun e fundit Bucks rikthehen prapë me 27-20, ku e dërgojnë ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime Celtics u treguan më efikas me 14-5, ku e fituan ndeshjen.

Më i miri tek Boston ishte Dennis Schroder me 38 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, teksa tek Bucks u dallua Bobby Portis me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Celtics pas kësaj fitore renditen në pozitën e nëntë në Konferencen e Lindjes, me gjashtë fitore dhe po aq humbje, teksa Bucks në vendin e 11-të, me gjashtë fitore dhe shtatë humbje. /Klankosova.tv/.

lajme të ngjashme