Bucks e arrijnë fitoren e 58-të (VIDEO) NULL NULL 02.04.2019 12:59 02.04.2019 12:59 Milwaukee Bucks kanë fituar si mysafirë të Brooklyn Nets, 121-131, duke e shënuar fitoren e 58-të në këtë edicion të NBA-së, më shumë se çdo klub tjetër në këtë stinor. Eric Bledsoe me 29 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 28 sosh udhëhoqën Bucks drejt triumfit, ndërkaq D’Angelo Russell pati 20 pikë e 10 kërcime, më së shumti te vendësit. Nets e pësuan humbjen e tyre të 39-të duke krijuar një bilanc prej 39 fitoresh e po aq humbjesh këtë sezon. https://www.youtube.com/watch?v=x0qYqcwq1vs