Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bryan Cranston, kumbarë i djalit të Aaron Paul

NULL NULL
22.04.2022 16:45

Aaron Paul ka zbuluar që Bryan Cranston është kumbara i birit të tij.

I ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të martën, aktori ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Lauren, janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë emërtuar Ryden.

“Ai e ka takuar foshnjen. E pyeta Bryanin në ditëlindjen e tij nëse do të bëhej kumbara i bebes sonë”, ka thënë Paul për Cranstonin, me të cilin famën më të madhe e kishin marrë në serinë hit, “Breaking Bad”.

“Ai është shumë i ngazëllyer, shumë i nderuar. E dua atë njeri deri në vdekje. Ai është njëri prej miqve të mi më të mirë, andaj nuk donte mend kjo [zgjedhje]”.

lajme të ngjashme