Bruno komenton lidhjen e Andit me Gresën, thotë se “udhëtimet e modeles mund të jenë problem” (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 17:54 01.02.2023 17:54 Banori i Big Brother VIP Kosova, Bruno e ka komentuar lidhjen e Andit me Gresën nga perceptimi i tij. Sipas Brunos, për çiftin e krijuar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, problem mund të jetë agjenda e ngjeshur e Gresës dhe udhëtimet e saj të kohëpaskohshme nëpër vende të ndryshme. “Shikoj tek ju të dy që mund të jetë pengesë, vetëm kur të jetoni jashtë që Gresës i duhet të udhëtojë shumë dhe nëse ti do ta ndjekësh atë në udhëtimet e saja dhe sa do të pengojë ty kjo gjë dhe sa i aftë do të jesh t’i ti menaxhosh ndjenjat dhe xhelozinë”, ka thënë Bruno. Por, si iu përgjigj Andi këtij vlerësimi të Brunos? Këtë dhe detaje të tjera, i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.