Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brukseli me “Alen Le Roa” për Maqedoninë?

NULL NULL
29.05.2015 12:02

Lajmi se Brukseli do të dërgojë një “Alen Le Roa” për Maqedoninë nuk është i vërtetë.

Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë përfaqësues special për krizën politike në Maqedoni.

“BE-ja vazhdon të jetë aktivisht e angazhuar me të gjithë liderët politik të Maqedonisë që të zgjidhet kriza politike”.

Përfaqësuesja e lartë Federika Mogherini dhe komisari për zgjerim Johanes Han janë në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare.

Nuk ka propozim që të emërohet dikush tjetër që të merret me situatën në vend”, ka thënë për “Utrinski vesnik” zëdhënësja e Mogherinit dhe Han, Maja Kocijançiç. / klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.