Bruce Springsteen: Jonathan Demme ka qenë inspirim për mua NULL NULL 27.04.2017 15:49 27.04.2017 15:49 Këngëtari legjendar Bruce Springsteen ka shkruar një shkrim prekës për filmbërësin Jonathan Demme i cili vdiq të mërkurën, pas komplikimeve nga kanceri i ezofagut. “Këtu ne Rrugën E, jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Jonathan Demme”, shkroi Springsteen në ueb-faqen zyrtare. “Ai ishte inspirim për mua, një filmbërës i bukur dhe një shpirt i madh”. Springsteen e kishte fituar çmimin Oskar për Këngën më të Mirë “Streets of Philadelphia”, e që ishte kënga kryesore e filmit “Philadelphia” të drejtuar nga Demme. Demme gjithashtu kishte shërbyer si regjisor i videoklipit të këngës “Streets of Philadelphia”.