Bruce (ShBA): Kurti dhe Vuçiq t’i shmangin eskalimet NULL NULL 09.04.2026 17:43 09.04.2026 17:43 Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Tammy Bruce i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që t’i shmangin eskalimet. Ajo gjatë fjalës së saj u shpreh se ata duhet të ulen në tavolinë, transmeton Klankosova.tv. “Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe Vuciq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, u shpreh Bruce. Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes raportet Kosovë-Serbi