Britney Spears mund të mos performojë kurrë më pasi dëshiron të përqëndrohet në jetën personale NULL NULL 02.10.2021 22:11 02.10.2021 22:11 Britney Spears thuhet se nuk do të performojë kurrë më. 39 vjeçarja po planifikon të përfundojë shfaqjet e saj skenike, thotë një burim. “Ajo nuk dëshiron të punojë ose të performojë tani, dhe këtë e ka menduar për një kohë të gjatë,” tha burimi i brendshëm për TMZ. Gazeta shton se nëna e dy fëmijëve, po shijon fejesën e saj të fundit me të fejuarin Sam Asghari dhe se “puna dhe interpretimi nuk janë në listën e saj prioritare, edhe pse ajo e di që fansat e saj duan ta shohin në skenë”, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.