Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britney Spears lirohet zyrtarisht nga kujdestaria prej 13 vjetësh

NULL NULL
14.11.2021 06:07

Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e një marrëveshjeje ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si ‘ditën më të mirë ndonjëherë’.

“Mendoj se do të qaj”, i tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një gjykatës në Los Angelos të premten i dha fund konservatorit të krijuar nga babai i këngëtares 39-vjeçare në vitin 2008 me efekt të menjëhershëm.

Fansat ishin mbledhur jashtë gjykatës për të mbështetur Spears, e cila e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive.

Babai i saj Jamie më herët tha se ishte “e nevojshme”, por ra dakord se ishte koha që ajo “të rimarrë kontrollin e jetës së saj”.

“Jeta e saj ishte në rrëmujë dhe ajo ishte në shqetësim fizik, emocional, mendor dhe financiar”, thanë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.

Konservatori kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.

Të premten, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angelos, Brenda Penny, vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme