Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britney Spears humbet betejën gjyqësore ndaj babait të saj ku synonte ta hiqte nga kontrolli mbi pasurinë

NULL NULL
11.11.2020 14:58

Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë një përpjekje të 38 vjeçares, Britney Spears, për të larguar babanë e saj nga detyra e kujdestart të pasurisë së saj.

Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor, përcjellë Klan Kosova.

Avokati i zonjës Spears tha se ylli i popit ishte “e frikësuar” prej tij, dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të qëndronte në këtë rol.

Avokati i babait të saj argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Një gjykatës tha se ajo do të merrte parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë.

Në ndërkohë, me kërkesë të zonjës Spears, kompania financiare Bessemer Trust është emëruar si bashkë-konservator.

Gjatë një seance të martën, avokati i zonjës Spears, Samuel Ingham, tha se ajo dhe babai i saj nuk kanë asnjë “marrëdhënie të qëndrueshme pune” dhe nuk kanë folur për një “kohë të gjatë”.

lajme të ngjashme