Britaniku tregon se si shoferi i autobusit në Prishtinë ia ktheu telefonin NULL NULL 26.08.2022 13:14 26.08.2022 13:14 Gazetari britanik, Marc Perry, ka treguar se si e ka harruar telefonin në një autobus në Prishtinë dhe shoferi i autobusit e ka bërë një milje shtesë për të ia kthyer telefonin atij. Në llogarinë e tij në Twitter, ai thekson se nuk është hera e parë që gjësendet e humbura i kthehen nga vendasit, njofton Klan Kosova. “Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer atë. Si harrestar, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra dhe që më janë kthyer nga vendasit. #tipike #shqiptare #kosovo”, ka shkruar ai. klankosova.tv