Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britanikja që u trafikua nga shqiptari në Greqi

NULL NULL
19.01.2016 14:05

Një grua britanike ka treguar se si është shitur si skllave seksi në Greqi dhe është detyruar që të punojë si prostitutë pasi që kishte shkuar me nënës e saj në këtë vend kur ishte 14 vjeçare.

Megan Stephens kryente marëdhënie seksuale me përafërsisht 50 meshkuj në ditë – kurse njëherë ishte detyruar që të bënte seks me 110 meshkuj në vetëm 22 orë.

Megan shprehet se problemet e saj kanë filluar shumë më herët se sa udhëtimi në Greqi që e bëri me nënën e saj, transmeton Klan Kosova.

Prindërit e saj janë divorcuar kur ishte katër vjeçare dhe të dy kishin probleme me pijen – mirëpo ajo shprehet se nëna e saj ishte një prind shumë i mirë kur nuk pinte.

Kur Megan ishte 14 vjeçare kishte shkuar në pushime dhe e ka takuar një burrë shqiptar të quajtur, Jak në një kafene.

Ajo pranon se ishte e dëshpëruar që të ndihej e dashuruar, e ai ia kishte dhuruar këtë vëmendjen.

Nëna e Megan e kishte lejuar atë që të shkonte me 22 vjeçarin shqiptar.

Kur ditët kaluan, Jak i kishte thënë Megan se sa shumë e dashuronte gjithashtu i kishte thënë se nëna e tij vuante nga kanceri dhe ai nuk kishte mundësi që t’i paguante faturat.

Më vonë, ai e kishte marr të jetonte në apartamentin e tij në Athinë dhe i kishte propozuar Megan që të pranonte një punë në një bordelo si kërcimtare.

“E urreja çdo minutë të vallëzimit në atë lokal”.

Kur pushimet përfunduan, Megan e luti nënën e saj që të qëndronte me “dashurinë e jetës së tij”.

Pas dy jave, ai e dërgoi Megan në një lokal dhe e prezantoi me një njeri të quajtur, Leo, dhe i tha asaj “Ky është shefi juaj i ri”.

Kjo është historia rrënqethëse e 26 vjeçares britanike e cila arriti që të ikë nga Greqia.

Megan, e ka mbajtur të fshehtë vendodhjen e saj sepse ka frikë se trafikantët do e gjejnë dhe do ia lëndojnë familjen e saj.

Që prej vitit 2009 ajo ishte blerë dhe shitur nga shumë trafikantë dhe është detyruar që të punojë në rrugë e në bordele, mirëpo arriti që të ikë vetëm gjashtë vite më pas.

Megan është shprehur se e ka gjetur guximin që të flet për eksperiencën e saj pasi që është shtatëzënë me partnerin e saj.

“Fillova që t’i them vetes që sa budallaqe jam. Nëse do kthehesha prapa e të pyesja vetën se çfarë do bëjë, do e detyroja vetën që të ikja e të vrapoja e ta ndaloja atë se çfarë ka ndodhur”.

“Por gjatë terapisë e kam zbuluar se u ndjeva shumë e plogësht brenda dhe përjetova thyerje mentale”.

“Mirëpo duke i marr parasysh rrethanat e di që nuk mund të bëja asgjë ndryshe”.

lajme të ngjashme