Britanikja fiton të artën në 800 metra vrapim NULL NULL 05.08.2024 23:52 05.08.2024 23:52 Keely Hodginkson e ka fituar medaljen e artë në vrapim 800 metra për gra. 22-vjeçarja i ishte futur kësaj gare me kohën më të mirë në botë për sivjet, dhe e mbajti premtimin që të marrë të artën e parë për Britaninë e Madhe pas tetë vjetësh. Ajo e përfundoi garën me një kohë prej një minute e 56 sekondave e 72 të qindtave, para vrapueses nga Etiopia, Tside Duguma, që pati një kohë prej një minute e 57 sekondave e 15 të qindtave. Ndërkaq, vrapuesja nga Kenia, Mary Moraa, doli e treta me një kohë prej një minute e 57 sekondave e 42 të qindtave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.