Britania voton NULL NULL 07.05.2015 09:34 07.05.2015 09:34 Me miliona njerëz qysh nga ora 07:00 e mëngjesit kanë votuar në zgjedhjet që po mbahen në Mbretërinë e Bashkuar. Miliona njerëz po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në Mbretërinë e Bashkuar. Qysh në orën 07: 00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit në rreth 50 mijë qendra . Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës. Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë dhe ka shprehur bindjen se Konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet e së sotme. Rivale kryesore e Konservatorëve të Cameronit në këto votime është Partia Laburiste në krye me Ed Miliband. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025