Britania reagon pas arrestimit të ambasadorit gjatë protestave NULL NULL 12.01.2020 11:53 12.01.2020 11:53 Ambasdori britanik në Iran, Robert Macaire u arrestua dje gjatë kohës që qindra mijëra qytetarë po protestonin për aksidentin fatal të 8 janarit ku humbën jetën 176 njerëz. Lidhur me këtë ka reaguar Dominic Raab, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, i cili e quan këtë veprim të Iranit kundër Robert Macaire si një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar. Raab ka paralajmëruar Iranin se rrezikon të bëhet një “shtresë e ulët” ndërkombëtare pasi ambasadori britanik u arrestua gjatë protestave antiqeveritare në Teheran. Ambasadori shtoi se arrestimi i diplomatëve është natyrisht i “paligjshëm” në të gjitha vendet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes 3 minuta më parë