Britania përjeton ditën më të nxehtë të prillit në 70 vitet e fundit NULL NULL 19.04.2018 21:55 19.04.2018 21:55 Sot në Britani të Madhe është regjistruar temperatura prej 27.9 gradë Celsius. Një parametër i tillë nuk është regjistruar në 70 vjetët e fundit, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova. Temperatura e regjistruar në Wisley dhe Surrey ka tejkaluar edhe atë të vitit 2001, që kishte regjistruar 27.8 gradë. Madje temperatura në ditën më të nxehtë të prillit ka tejkaluar mesataren për mbi 11.4 shkallë. Temperaturat e sotme në ishull kanë qenë më të larta në Ibiza, Athinë, Kingston dhe Xhamajka.