Britania dhe Franca në bisedime për vendosjen e trupave në Ukrainë NULL NULL 26.11.2024 09:52 26.11.2024 09:52 Britania dhe Franca kanë nisur bisedime për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë, në përpjekje për të frenuar kërcënimet e Vladimir Putinit. Ky veprim pritet të shërbejë si një mesazh ndaj Kremlinit, duke sinjalizuar mbështetjen e fortë evropiane për Ukrainën, transmeton klankosova.tv. Në dritën e shqetësimeve për një tërheqje të mundshme të mbështetjes ushtarake amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump si President, Londra dhe Parisi synojnë të krijojnë një “bërthamë aleatësh” në Evropë. Sipas msn, ky grup synon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës dhe të parandalojë sulme të mëtejshme ruse. Plani përfshin stërvitjen e forcave ukrainase, një qasje e provuar më parë nga trupat britanike dhe franceze përpara nisjes së pushtimit të plotë rus. Ky zhvillim rrit tensionet në Evropë dhe do të testojë vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025