Britania aprovon përdorimin e vaksinave Pfizer tek fëmijët e moshave nga 12 në 15 vjeç NULL NULL 04.06.2021 15:10 04.06.2021 15:10 Britania e Madhe ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke thënë se është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë dhe benefitetet që tejkalojnë rreziqet. Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në këtë vend njoftoi se kishte kryer një “rishikim rigoroz” të vaksinës tek adoleshentët. Komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vendosë nëse fëmijët duhet të marrin vaksinën. Vaksina Pfizer është miratuar tashmë për përdorim tek njerëzit e moshës 16 vjeç e lart, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. June Raine, shefe ekzekutive e Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) tha se siguria e vaksinës në moshat 12-15 vjeç do të monitorohet me kujdes. “Asnjë autorizim nuk do të miratohet nëse nuk janë të përmbushura standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit,” tha ajo. Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tani duhet të këshillojë qeverinë nëse kjo grupmoshë duhet të vaksinohet .