Britani: 11 mijë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës NULL NULL 02.06.2016 17:28 02.06.2016 17:28 Meshkujt me bel të madh mund të jenë në rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të prostatës thuhet në një studim të ri. Hulumtimi ka përfshirë mbi 140 mijë njerëz nga tetë vende europiane ku thuhet se meshkujt e tillë mund të jenë të rrezikuar nga kjo sëmundje e kancerit për 13%, njofton Klan Kosova. Ndërkaq sipas studimeve të universitetit të Oksfordit, u tha se rreziku më i madh i tyre ishte nëse ata kishin belin më të madh se 94 cm. Kanceri i prostatës është njëri ndër më të zakonshmit tek meshkujt, njofton Klan Kosova. Sipas raportimeve gati 11.000 njerëz vdesin nga kanceri i prostatës në Britani të Madhe për çdo vit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Sheqeri dhe tensioni i lartë i gjakut mund të ulen duke ngrënë këto ushqime të pasura me karbohidrate 21/06/2025