Britani: 1.2 miliardë “selfie” për 12 muaj NULL NULL 06/08/2015 06/08/2015 Megjithë konsensusi i përgjithshëm është se “selfiet” janë diçka qe njerëzit e bëjnë për tu dukur, duket se ne thjesht nuk mund të ndalojmë veten. Sipas raportit të kompanisë që rregullon tregun e komunikimit në Britani ,OfCompër vitin 2015, britanikët kanë realizuar 1.2 miliardë foto vetëm për 12 muaj. Raporti thekson se 31 % e të rriturve britanikë kanë pranuar se kanë realizuar një “selfie” ndërsa 34 % e adhuruesve të “selfie-ve” kanë treguar se ata realizojnë foto të tilla në bazë ditore dhe javore. Sipas këtij raporti nga grupmosha prej 16-24, 26 % kanë thënë se realizojnë një foto të tillë të paktën një herë në javë. Për dalllim nga kjo përqindje, 91 % e personave mbi 65 vjeç kanë thënë se nuk kanë bërë asnjëherë fotografi të llojit të tillë, duke ekspozuar fytyrën, transmeton Klan Kosova. Drejtor i Ofcom, Jane Rumble ka spjeguar se çka ka ndikuar në këtë fenomen. “Potencialisht, përdorimi i telefonave të mençur ka nxitur dhe ka përshpejtuar rritjen e këtij fenomeni”
Kosova Qytete e fshatra pa ujë për shkak të reduktimeve, Liqeni i Badovcit mund të mbushet nga Ujmani 8 minuta më parë