22:44, 23 Gusht 2019

Secila vajzë me siguri ëndërron të duket për mrekulli në ditën e dasmës.

Dhe njerëzit në Kosovë janë shumë me fat sepse kanë një artist të grimit – me emrin – Arbër Bytyqi.

Kështu shkruan një nga faqet më të njohur të lifestyle, Brightside.

Por duket se ata kanë bërë një gabim kur kanë shkruar titullin e artikullit, meqë artistin shqiptar e kanë “bërë serbë”.

“Artisti serb që tregon se grimi mund ta transformojë një nuse”, mban titullin artikulli që flet për Arbërin dhe punën e tij në Kosovë.

“Ai ka gjashtë vjet që po transformon gratë dhe ka qenë i apasionuar pas grimit që kur ishte fëmijë”m vazhdon artikulli.

Më poshtë disa nga fotografitë e punës së tij.

20+ Works by a Serbian Artist That Show How Much Wedding Makeup Can Transform a Bride

20+ Works by a Serbian Artist That Show How Much Wedding Makeup Can Transform a Bride

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë