Brendi kosovar Prince Caffe hyn në rrjetin e marketeve gjermane Kaufland në Kroaci NULL NULL 18.06.2025 10:10 18.06.2025 10:10 Prince Caffe, brendi i mirënjohur i kafesë nga Kosova, ka hyrë zyrtarisht në rrjetin e marketeve Kaufland në Kroaci. Kompania gjermane Kaufland, një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjeve me pakicë në Kroaci me 49 dyqane në qytete si Zagreb, Split, Rijekë dhe Osijek, tash do të ofrojë produktet e Prince Caffe, përfshirë kafenë turke të njohur për shijen e saj të pasur dhe aromën karakteristike, si dhe produktet e tjera si Prince Premium Espresso dhe Prince Classic 3in1. Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për Devolli Corporation, prodhuesin e Prince Caffe, i cili që nga viti 2002 ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësinë e lartë të kafesë së saj, të prodhuar me lëndën e parë më të mirë dhe teknologji moderne italiane në fabrikën në Pejë. Ky bashkëpunim jo vetëm që zgjeron praninë e Prince Caffe në tregun evropian, por gjithashtu vë në pah suksesin e produkteve kosovare në konkurrencën ndërkombëtare. Ky zhvillim vjen pas një pranie të suksesshme të produkteve të Prince Caffe në tregjet rajonale si Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mali i Zi etj. Hyrja në Kaufland të Kroacisë përforcon pozitën e Prince Caffe si një nga markat lider të kafesë në rajon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.