Brenda pesë ditëve në Gjakovë vdiqën tre mjekë (VIDEO) NULL NULL 10.07.2022 20:17 10.07.2022 20:17 Për pesë ditë, Gjakova mbeti pa tre mjekë. Në moshën 61 vjeçare mjeku Naser Lleshi, pas disa probleme shëndetësore, vdiq të shtunën. Për të ndjerin, familjar e kolegë thanë fjalët më të mira, duke e përshkruar Lleshin si njeri të urtë e shumë punëtorë. Derisa, tri ditë para mjekut Naser Lleshi, vdiq pulmologu Ali Iljazi. E po në ditën e njëjtë Gjakova i dha lamtumirën e fundit, mjekut Mentor Salihi, i cili nuk i mbijetoi plagëve që mori, në aksidentin mes autoambulancës dhe një veture. Kjo për mjeket e këtushëm është tragjedi. Ditën e parë të muajit, në Gjakovë u varros edhe një tjetër anëtar i stafit Shëndetësor të kësaj komune. Shoferi i autoambulancës të Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Skofija Gjini, po ashtu gjeti vdekjen nga aksidenti që ndodhi, në këtë vend.