Brenda një dite, policia shqiptoi 260 gjoba në Ferizaj NULL NULL 30.03.2023 11:09 30.03.2023 11:09 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtij aksioni, policia rajonale e Ferizajt më datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor, njofton Klan Kosova. Llojet e kundërvajtjeve: Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba Parkingje të parregullta , 49 gjoba Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv