Brenda ditësh funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme NULL NULL 18.06.2019 12:01 18.06.2019 12:01 Brenda pak ditësh do të funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjë që do të mundësojë edhe zgjidhjen e më se 21 mijë lëndëve që tash e sa vite janë në pritje. Kështu tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një konferencë për media pas vizitës që pati së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Ai bëri të ditur se tashmë është hapur konkursi për 7 gjyqtarë të rinj dhe ky numër i tyre do të shkojë duke u rritur. Tahiri tha se është lajm i mirë që ky ligj do të dekretohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe qytetarët do të kenë zgjidhje për çështjet e tyre. “Angazhimi im si ministër ka qenë që në kuadër te kompetencave të mia, të riorganizojmë Dhomën e Posaçme dhe tash besoj se efikasiteti i saj do të jetë shumë më i madh. Një pjesë e madhe e qytetarëve janë mosha të shtyra dhe presin qe mjetet t’ju dalin në xhirollogaritë e tyre. Tashmë kemi hyrë në një rrugë të drejtë me realizimin e kësaj çështje ku pritet të jenë 100 mijë euro”, tha ai.Kryetari i Dhomës së Posaçme, Sahit Sulejmani, tha se pas aprovimit në lexim të dytë të projektligjit për Dhomën e Posaçme, ka nevojë të plotësohet pozita për gjyqtarë dhe me staf gjegjës. “Kësi soji krijohen kushte për zgjidhjen e mbi 21 mijë lëndëve që janë pritje. Kjo vizitë e ministrit për ne është një përkrahje dhe flet për një bashkëpunim të mëtutjeshëm”, tha ai./KP/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.