Brenda burgut ku gratë presin ekzekutimin me foshnjet në krahë (FOTO) NULL NULL 28.01.2016 19:46 28.01.2016 19:46 Fjetja në kushte çnjerëzore, pritja për orë të tëra për një kafshatë bukë dhe lufta e kujdesit për një foshnje të porsalindur janë vetëm disa nga sfidat e tmerrshme me të cilat përballen vajzat në qelitë e burgjeve në Iran. Me dhjetëra shkelëse të ligjit – disa prej të cilave janë vetëm nëntë vjeç – po dergjen në sektorin e vdekjes për krime si vrasje, trafik droge dhe grabitje e armatosur. Në Iran, përdoruesi i dytë më i madh në botë i dënimit me vdekje, gratë e reja mund të varen në litar për krime, pas gjykimesh të pandershme, përfshi edhe ato të bazuara te rrëfimi i detyruar i marrë nëpërmjet torturës apo trajtimeve të tjera çnjerëyore. Vajzat e lemerisura burgosen në një Qendër për Riedukimin e të Rinjve pas dënimit të tyre dhe një numër i amdhe syresh vriten pasi mbushin 18 vjeç. Vitin e kaluar pati një përshkallëzim alarmant për përdorimin e dënimit më vdekje në Iran, me të paktën 830 njerëz të ekzekutuar ndërmjet 1 janarit dhe 1 nëntorit 2015. Pati raporte se të paktën katër prej tyre ishin të dënuara të mitura.