Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bregu: S’justifikohet pse sot Kosova s’ka mundësi të udhëtojë lirshëm në Evropë (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2022 18:34

Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka thënë që nuk ka arsye se përse Kosovës t’i mohohet liberalizimi i vizave.

“Nuk gjej arsye aty ku nuk kam asnjë element, me të cilin të justifikoj pse sot në vitin 2022, Kosova e cila është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe për të cilën Bashkimi Evropian e ka përcaktuar si prioritet gjeostrategjik, të mos ketë mundësi të udhëtojë lirshëm në Evropë”, ka thënë Bregu në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk ka arsye as në rritjen e numrit të azilkërkuesve dhe nuk ka arsye pse Kosova duhet të jetë ende peng dhe të mos ketë liberalizim të vizave”, theksoi Bregu.

Tutje ajo tha se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasë zhgënjimet e veta si Kosova për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimi ose mosvendimi i djeshëm, mund të ketë nevojë për interpretime nëse kishte mosarritje për të marrë një vendim ndaj pjesës dhe politikës së anëtarësimit të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ishte tronditës dhe frustues për të gjithë ata që kanë punuar, që njohin procesin e integrimit, por edhe që mendojnë që edhe kur ka shfaqje krizash mund të ketë një moment që të gjithë kthjellohen dhe e kuptojnë që kosto e dëmit të krijuar është më e madhe se sa do të ishte marrja e një vendimi pozitiv, për të vazhduar dhe për të mos ngelur në vend me procesin e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bregu.

 

lajme të ngjashme