Brazili bëhet vendi i tretë me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus NULL NULL 20.05.2020 08:32 20.05.2020 08:32 Brazili është bërë vendi me numrin e tretë më të lartë të rasteve me koronavirus të konfirmuara në botë, pasi regjistroi më shumë se 250,000 raste. Vetëm SHBA dhe Rusia kanë më shumë infeksione se Brazili, njofton Klan Kosova. Ekspertët thonë se testimi i pamjaftueshëm do të thotë që shifra e vërtetë në Brazil mund të jetë 15 herë më e lartë. Presidenti i ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, ka hedhur poshtë rreziqet dhe e ka krahasuar Covid-19 me “një grip të vogël”. Mënyra e tij e trajtimit të përhapjes së sëmundjes- që ka përfshirë thirrje për heqjen e masave të vendosura nga guvernatorët e shtetit – ka çuar në kritika dhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Nelson Teich javën e kaluar.