Branko Gerovski: Protesta e sotme në Shkup është e të gjithëve (VIDEO) NULL NULL 17.05.2015 20:18 17.05.2015 20:18 Protesta e sotme në Shkup u organizua nga opozita maqedonase, por analisti Branko Gerovski në një intervistë për Klan Kosovën mendon se kjo protestë nuk është vetëm e këtij blloku politik. “Kjo nuk është protestë e opozitës, por e gjithë qytetarëve të Maqedonisë – qofshin shqiptarë e maqedonas. Kjo është protestë kundër një regjimi që po qëndron gjatë dhe patjetër se duhet rrëzuar”. Protesta pritet të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski, transmeton Klan Kosova. Por, partia e Gruevskit nëpërmjet mediave pro-qeveritare ka bërë thirrje publike përmes një videoklipi që nesër të marrin pjesë masivisht në një protestë me simpatizantë të kësaj partie. Kronikë nga Kreshnik Mustafa. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës 6 minuta më parë
Kosova ''Ndodhi tre javë më parë'', Trump përmend sërish Kosovën, tregon kur e ndaloi luftën me Serbinë 17 minuta më parë