Brahimaj: Kurtit po i zbulohen këmbët, interpretimi i tij për Kushtetuesen është mashtrim NULL NULL 29.06.2025 11:05 29.06.2025 11:05 Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrim publik dhe keqinterpretim të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Brahimaj para mediave deklaroi se interpretimi i dhënë nga Kurti nuk përfaqëson realitetin ligjor. Ai theksoi se të gjitha partitë dhe mediat e kanë kuptuar qartë vendimin e Kushtetueses. “Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjesht, nuk është vetëm qëndrim i Aleancës, por edhe mediat edhe gjitha partitë, e jo si e interpreton Kurti. Është një pabesi e tij edhe mashtrimit të tij po i zbulohen këmbët nga të gjithë,” deklaroi ai para mediave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.