Bradley Cooper tregon se kush e ndihmoi të hiqte dorë nga droga e alkooli NULL NULL 19.06.2022 15:41 19.06.2022 15:41 Aktori i njohur hollivudian, Bradley Cooper, ka folur për abuzimin e tij me drogën dhe alkoolin në të kaluarën dhe ka treguar se kush e ka ndihmuar atë. Cooper tha se kur ndihej i humbur dhe po përballej me varësinë e drogës në fillim të karrierës së tij, ishte aktori Will Arnett, që e ndihmoi të shërohej. Gjatë një bisede në “Smartless”, Cooper foli për ndarjen e një apartamenti me Will Arnett vite më parë. Ai tha se i mungonte vetëbesimi dhe përpiqej të imitonte llojin e humorit të Arnetit gjatë shoqërimit. “Will tha: ‘Hej njeri, a të kujtohet se kemi ngrënë darkë natën e kaluar? Si mendon se shkoi?'”, tha Cooper. “Më kujtohet që isha në darkë duke menduar se isha shumë qesharak, dhe mendova se këta dy djemtë që ishin heronjtë e mi menduan se isha kaq qesharake. Unë thashë: Mendoj se ishte e mrekullueshme. Mendoj se po e çava ndejën”. Will Arnett ishte si: ‘Ti dukeshe si një budalla e vërtetë, burrë. Ti ishe budalla i vërtetë'”. Cooper tha: “Kjo ishte hera e parë që kuptova se kisha problem me drogën dhe alkoolin. Djali që mendoja se bën humor të keq, po më thotë të vërtetën dhe kjo ndryshoi gjithë jetën time”, përcjell Klankosova.tv Ai vazhdoi: “Isha shumë i humbur dhe isha i varur nga kokaina. Will mori guximin për të pasur atë bisedë të vështirë me mua, në korrik të vitit 2004 dhe kjo më vuri në një rrugë për të vendosur për të ndryshuar jetën time. Me të vërtetë ishte Will Arnett. Ai është arsyeja”. Me terapinë dhe duke u bërë baba i vajzës së tij, Lea, me ish të dashurën Irina Shayk, Cooper tha se ka qëndruar larg alkoolit dhe drogës. Arnett tha se ka qenë një gëzim të shoh mikun e tij duke jetuar në shërim. “Ka qenë fantastike të të shoh në këtë vend dhe të të shoh rehat, asgjë nuk më ka bërë më të lumtur”, tha Arnett.