Brad Pitt prezanton Ines de Ramon si të dashurën e tij NULL NULL 14.11.2023 14:37 14.11.2023 14:37 Aktori, Brad Pitt ka prezantuar për publikun të dashurën e tij, Ines de Ramon. Pitt dhe De Ramon, u lidhën për herë të parë në nëntor 2022-ën pasi u panë së bashku në një koncert Bono me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn. Edhe pse ata nuk u treguan të afërt gjatë daljes, ata vazhduan të nxisin thashethemet për romancë muajin pasardhës, kur ajo shkoi në festën e “Babylon” për të mbështetur Pitt. Sipas zakonit, dyshja iu shmangë paparacëve, por u panë duke u rehatuar një herë brenda, duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa shoqëroheshin me të pranishmit e tjerë, raporton Page Six, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka adresuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, de Ramon konfirmoi se ata ishin më shumë se thjesht miq, në janar, kur ajo u fotografua e shtrirë në diell lakuriq në pjesën lartë, pranë Pitt. Kjo është romanca e parë serioze e Pitt që nga ndarja e tij në vitin 2016-të nga Angelina Jolie.