Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BQK sqaron se si rregullorja e re mundëson pranimin e fondeve me valuta tjera prej euros, përfshirë dinarin

NULL NULL
03.02.2024 17:18
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një sqarim mbi zbatimin e rregullores së re që ka hyrë në zbatim nga 1 shkurti.

Shpjegimi konkretisht lidhet me pranimin e fondeve – me valuta që nuk janë euro.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensione apo pagat e tyre nga cilido vend, përfshirë Serbinë, në llogaritë e tyre bankare, në euro, përmes bankave apo institucioneve tjera financiare të licencuara nga BQK e që operojnë në vend”, thekson BQK, transmeton KlanKosova.tv.

“Ato mund të pranohen në cilëndo valutë nga banka dhe do të konvertohen në euro, pastaj nëse qytetarit i nevojiten për shembull në dinarë, mund t’i konvertojnë në cilëndo këmbimore të licencuar”

lajme të ngjashme