Bozo: Tërmeti do të shkatërronte Kosovën (VIDEO) NULL NULL 14.01.2020 20:28 14.01.2020 20:28 Në kolegjin privat UBT sot u morën me pasojat që do të dilnin nga një tërmet i mundshëm. Studiuesit e fushës së ndërtimtarisë thanë se ndërtimet e deritanishme, nuk janë cilësore. Po pati tërmet në Kosovë, siç ndodhi në Durrës vitin e kaluar, dëmet do të ishin të mëdha. Kjo pasi që shumica e ndërtimeve janë pa kualitet, meqë nuk janë përfillur ligjet adekuate, njofton Klan Kosova. Këtë e pranoi edhe zëvendësministri në detyrë i infrastrukturës, Rexhep Kadriu. Ai tha se si pushteti lokal edhe ai qendror kanë të meta në mbikëqyrje të të ndërtimeve. Kronikë nga Agan Hajdarhoxha
Lajme Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari 10 minuta më parë